Rreth Nesh

Historiku ynë

      Kompania ‘’VENKONAIR’’, e themeluar në vitin 2011, operon në treg në fushën e ventilimit, aspirimit, kondicionimit dhe ngrohjes, duke përmbushur me përpikmëri nevojat e tregut vendas dhe jo vetëm.

    Gërshetimi i një sërë faktorësh si: gama e gjërë e produkteve të ofruara, të qënit një kompani serioze dhe korrekte në shërbimin dhe asistimin e klientit, fleksibiliteti i shërbimit të klientit sipas kërkesave, kanë bërë që për një periudhë kohore prej 12 vitesh kompania VENKONAIR të pozicionohet si lider në fushën në të cilën operon.

   Suksesi i kompanisë i dedikohet edhe kontributit të burimeve njerëzore ndër vite. VENKONAIR udhëhiqet nga një staf i mirëfilltë dhe me eksperiencë shumëvjeçare në këtë sektor. Me njohuritë teknike dhe inxhinierike, motivimin dhe idetë inovative që ofron stafi i kompanisë mundëson zgjidhjen optimale të problematikave më të komplikuara në projektimin dhe instalimin e sistemeve të aspirimit, kondicionimit dhe ngrohjes.

     Një ndër arritjet më të mëdha që e kanë konsoliduar kompaninë tonë është zgjerimi dhe përmirësimi i kapaciteteve prodhuese si në sipërfaqe, ashtu dhe në teknologjinë e prodhimit të implementuar. Momentalisht kompania VENKONAIR ushtron proçesin e prodhimit në mbi 2000m hapësirë, me pajisjet më bashkëkohore dhe teknologjinë më të avancuar. Fabrika jonë e prodhimit të sistemeve të aspirimit kryeson në tregun vendas për nga cilësia e produkteve të prodhuara, sistemi i kontrollit të cilësisë, kapacitetet prodhuese, siguria në punë dhe stafi i kualifikuar i prodhimit.

    Kompania Venkonair është pjesë e disa fushatave promocionale, kur ndër më të suksesshmet përmenden pjesmarrja në panaire të ndryshme të fushës së ndërtimit, energjisë si dhe të pajisjeve për hoteleri dhe restorante.

    Kompania Venkonair operon ne Shqipëri me mbështetjen ekskluzive të emrit më të njohur në botë në sektorët e lartpërmendur siç është Soler & Palau duke iu siguruar kështu klientëve produktet me cilësore dhe të çertifikuara konform standarteve europiane.

   Ne punojmë me objektiva të qëndrueshme në kohë dhe synojmë zgjerimin e aktivitetit duke ruajtur standartet e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit ndaj klientit. Gjithashtu, përpjekjet e kompanisë janë të orientuara drejt politikave të të bërit biznes sipas fleksibilitetit të tregut.

    Mund të na gjeni në:

  1. Adresën kryesore në Lezhë në Autostradën Lezhë-Tiranë, km 8
  2. Adresën dytësore në Tiranë në Autostradën Tiranë-Durrës, përballë qendrës tregtare ‘’City Park’’.
Image
Image

Kujdesi Ndaj Klientit

Klienti ëshë prioriteti ynë kryesor!

Vizioni strategjik i kompanisë tonë është i orientuar ndaj nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë:

Gama e Produkteve

Kompania jonë disponon një gamë të gjerë produktesh aspirimi, kondicionimi dhe aksesorësh me cilësi të lartë në sektorin industrial dhe rezidencial. Ne përmbushim të gjitha kërkesat e legjislacionit dhe udhëzimeve aktuale për ruajtjen dhe mbrojtjen e shendetit, sigurisë dhe mjedisit.

Gama jonë e produkteve përfshin mbi 4000 artikuj, duke plotësuar kështu më së miri çdo kërkesë specifike të klientit.

Produktet tona janë të dizenjuara konform standarteve dhe specifikimeve teknike të  , duke dominuar në treg me shumëllojshmëri produktesh, dizenjo të përkryer, përformancë të lartë në parametrat teknik, nivel zhurme të ulët, konsum energjie të reduktuar, garanci dhe jetëgjatësi produkti.

Ne udhëheqim tregun me risi dhe inovacion në ndryshimet teknologjike të vazhdueshme që pëson tregu dhe produktet.

Njohuritë teknike dhe profesionale

Stafi ynë, i kualifikuar me aftësitë teknike dhe profesionale adekuate, ka mundësuar zgjidhjen e shumë problematikave në fushën e aspirimit dhe ventilimit, realizimin e projekteve për objekte të rëndësishme, duke asistuar që nga zbatimi i tyre dhe deri në realizimin përfundimtar të sistemeve.

Ne duam që përvojën tonë ta transmetojmë edhe tek klientët tanë duke iu gjendur pranë 7/24 në cdo nevojë të tyre.

Servisi dhe riparimet

Në kuadër të përgjegjësisë për garancitë e ofruara për produktet tona, ne disponojmë në stokun tonë gamë të gjërë të pjesëve të këmbimit si dhe staf të kualifikuar për servis dhe riparim të produkteve pas shitjes.

Magazinimi

Me një sipërfaqe magazinimi prej më shumë se 4.000 m2, ne iu shërbejmë klientëve tanë më një gamë të gjërë produktesh dhe me disponibilitetin më të madh në treg të produkteve në çdo kohë.

Furnizimi dhe magazinimi i produkteve tona, përfshirë këtu mallrat e importuar si dhe produktet e gatshme të prodhuara nga kompania jonë, realizohet konform të gjitha standarteve të magazinimit, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së stokut.

Mbështetje

Prioriteti ynë është që të suportojmë klientët tanë në ofrimin e zgjidhjeve të shpejta dhe të sakta në sistemet e aspirimit. Ofrojmë asistencë teknike dhe suport edhe pas shitjes së produktit.

Transporti & Dorëzimi

Transporti dhe shpërndarja e produkteve është një ndër shërbimet kyçe të kompanisë tonë. Ndër vite kemi dalluar në ofrimin e këtij shërbimi me cilësi, në kohën dhe vendin e duhur pa ngarkuar me asnjë kosto shtesë klientin.
Vazhdojmë ta ofrojmë këtë shërbim me kënaqësi për ju!

Bashkëpunime të Reja

Kompania jonë mirëpret çdo bashkëpunim të ri dhe ndihmon profesionistët e rinj në punën e tyre përsa i përket produkteve të ventilimit, aspirimit, kondicionimit dhe sistemeve te ngrohjes dhe ftohjes.

certifikata

Partneri Ynë